Hodaj shpk eshte nje firme tregtare me experience mbi 20 vjecare ne tregun shqiptar. Aktiviteti i kompanise eshte import-eksport i produkteve ushqimore,kozmetike,veshje si dhe prodhim detergjenti. Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje:
Pergjegjes Magazine/ Magaziniere F*
DETYRAT:
- Merr ne dorezim dhe kontrollon te gjitha produktet qe i dorezohen nga faturat.
- Pergjegjes per Hyrjen – Daljen e mallrave, produkteve, inventarizimin sipas dokumentacionit te Ardhur/Faturuar nga dogana /Funitoret/ose bleres te brendshem si dhe kthimeve ne kompani.
- Raportimin, dokumentimin dhe ndjekjen e demtimeve/Skadencave si dhe te mosperputhjeve te materialeve ne Hyrje –Dalje.
- Te monitoroj zhvendosjen e mallit qe nga momenti i hyrjes deri ne vendosjen e tij ne koordinata duke u siguruar per, sasine, barkodin,skadencen dhe kordinaten perkatese.
- Te organizoje punonjesit ne kryerjen e detyrave te perditshme sipas rregullores se kompanise.
- Rishikon me kujdes dhe pergjegjesi cdo produkt qe ka ne ngarkim.
- Ka pergjegjesi per te gjithe produket qe ka magazine.
- Realizon ndarje te percaktuar sipas kodeve, llojit dhe nenllojit te produkteve.
- Mban te organizuar magazinen.
- Eshte drejtues i te gjithe grupit te punes ne magazine
- Takimet operacionale me eprorë të drejtpërdrejtë me qëllim raportimin e realizimit të detyrave dhe aktiviteteve brenda kompetencës, si dhe njohjen me proceset e reja, si kërkesat.
- Të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave dhe planeve të veprimit të pjesës organizative që administron; shfaq tendencat dhe devijimet në realizim; sugjeron udhëzime të mëtejshme me qëllim korrigjimi dhe përmirësimi.
- Të jetë përgjegjës për kryerjen e punës në pjesën organizative që menaxhon në përputhje me procedurat dhe rregullat e kompanisë.
KËRKESAT:
- Kandidatja duhet te jete femer e moshes mbi 30 vjec
- Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
- Eksperience e meparshme si pergjegjese magazine per 2 vite,
- Të jetë e besueshme,
- Të jetë korrekte dhe e disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
- Aftësi të mira komunikuese,
- Të jetë e gatshme të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
- Të jete e aftë të punojë në grup,
- Të jetë e aftë të zgjidh problemet personalisht,
- Të posedojë leje drejtimi automjeti.
Kompania jone ofron page shume te kenaqshme dhe nisjen e nje marredhenie pune afatgjate.
TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV :
Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.