Hodaj shpk eshte nje firme tregtare me experience mbi 20 vjecare ne tregun shqiptar. Aktiviteti i kompanise eshte import-eksport i produkteve ushqimore,kozmetike,veshje si dhe prodhim detergjenti. Ne kuader te zgjerimit te aktivitetit te saj kerkon te punesoje:
Pozicioni: Inventarizuese (FEMER)
Përmbledhja e Pozicionit:
Është përgjegjës për numërimin dhe skanimin e saktë të produkteve në përputhje me standardet e kompanisë; Koordinon inventaret në të gjithë rrjetin dhe bën validimin e tyre në sistem
Detyra dhe Përgjegjësi:
– Merr pjesë në përgatitjen dhe bërjen e inventarit në të gjitha pikat e shitjes dhe magazinimit te kompanise
– Numëron dhe skanon mallrat
– Monitoron dhe përgatit raporte për diferencat e inventarit;
– Koordinon Inventaret në bazë rrjeti;
– Eshtë përgjegjës për validimin e tyre në sistem:
– Kryen inventarizimin e aseteve të kompanisë;
– Informon eprorin direkt mbi diferencat e mundshme dhe anomalitë e stokut në sistem në bazë të kontrolleve ditore që ai ushtron;
– Informon supervizorin për cdo problem ditor dhe sygjeron zgjidhjen e tij;
-Te jete e gatshme te levize neper qytete per inventarizimin e pikave te shitjeve
Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare(preferohet).
b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
– Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
d.Aftësi të tjera:
– Aftësi për të punuar në grup;
– Fleksibël me oraret
-Te zoteroje patente te tipit B
Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre ne adresen financafirmahodaj@gmail.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.