Blog

Hodaj Shpk një nga kompanitë kryesore të distribucionit në tregun vendas dhe rajonal

Firma Hodaj është kompani tregtare me përvojë mbi 25 vjeçare në furnizimin dhe shpërndarjen e produkteve në tregun vendas, rajonal dhe më gjërë.

Të jemi plotësisht të përkushtuar ndaj nevojave të klientëve tanë, kemi pasion dhe dëshirë për punën tonë. Inovacioni në treg është investimi dhe misioni ynë për të ardhmen.

Hodaj Shpk një nga kompanitë kryesore në tregun rajonal dhe më gjërë,  të specializuar në shpërndarjen e një shumëllojshmëri të gjerë të markave dhe produkteve të konsumit. Falë viteve të gjata dhe seriozitetit të operimit në treg kemi ndërtuar një reputacion të fortë dhe kemi zhvilluar marrëdhënie afatgjata me furnizuesit, prodhuesit dhe klientët tanë, duke zotëruar  një portofol të gjerë markash në tre sektorë kryesorë.

  1. Ushqimor
  2. Kujdesi për shtëpinë
  3. Kudesi personal

Gjithashtu eksperienca dhe përvoja e gjatë në këtë treg na ka mundësuar që t`a njohim në detaje mënyrën e të funksionuarit në këtë lloj tregu. Si rrjedhojë ne kemi pasuruar portofolin dhe iu kemi mundësuar klientëve tanë ofrimin e  disa prej markave më të njohura globale.

  • Galletas Gullón
  • Dulcesol
  • Vicente Gandia
  • La Española Olive Oil
  • Vidal Sweet
  • Lacasitos
  • Kiriko
  • Romar
  • La Bella

Pozicioni i konsoliduar në treg na lejon të mbajmë stoqe të konsiderueshme kryesisht në qendrën tonë të shpërndarjes  të vendosur në  qytetin e Tiranës. Ky kapacitet magazinimi ndërthurur më së miri  me infrastrukturën dhe zinxhirin tejet efikas të shpërndarjes, na garanton plotësimin e kërkesave të tregut në një kohë të shpejtë.  Të gjitha produktet tona janë  cilësore dhe plotësojnë të gjitha standartet. Firma Hodaj Shpk është distributor eksluziv edhe për tregjet rajonale si Mali Zi,  Maqedoni dhe më gjërë.